LULËZOJNË VIZAT E ARTA NË EUROPË, BE KËRKON MBYLLJEN E PROGRAMEVE

Programet e Europës për marrjen e shtetësisë duke investuar, janë ende aktive, pavarësisht thirrjeve nga i gjithë spektri politik, për t’i dhënë fund.

Në Greqi dhe Portugali, numri i vizave të dhëna muajt e fundit, ka qenë në rritje dhe kërkesa në Itali dhe Spanjë, ka arritur nivele rekord.

Të ashtuquajturat viza të arta, u lejojnë të huajve të pasur, të fitojnë rezidencën e vendit të BE-së ku investojnë – dhe si rrjedhojë, një rrugë drejt shtetësisë – duke investuar në pasuri të paluajtshme lokale, ose asete financiare. Edhe pse këto programe kanë disa kërkesa, që duhen plotësuar, disa prej tyrë kërkojnë të shpenzoni jo më shumë se një javë në vit, ne atë vend.

Më shumë se 132,000 njerëz morën nënshtetësinë, përmes këtyre programeve, midis 2011 dhe 2019, dhe goditjet politike janë intensifikuar, pasi ato janë shoqëruar me rritjen e çmimeve të pronave dhe rregullore të dobëta. Anëtarët e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, u kanë kërkuar vendeve të BE-së, që t’i mbyllin ato, dhe Irlanda dhe Britania e Madhe, e kanë bërë tashmë këtë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, ka vënë në shqyrtim vizat e arta, siç e tha deputeti belg Saskia Bricmont, një mënyrë e mundshme për “oligarkët, kriminelët dhe politikanët e korruptuar”, që të “blejnë rrugën e tyre në Europë dhe të pastrojnë paratë, imazhin dhe identitetin e tyre. ”

Thirrjet për të hequr vizat e arta, po fitojnë vëmendje. Kryeministri i Portugalisë, njoftoi fundin e programit të vendit të tij, në një konferencë shtypi në shkurt, duke deklaruar se “asgjë nuk e justifikon këtë regjim special”. Greqia dyfishoi pragun e saj të investimeve, nga 250,000 euro në 500,000 euro, në pjesë të caktuara të vendit. Mali i Zi u zotua t’i japë fund programit të tij, dhe Spanja po peshon nëse do të rrisë investimin minimal nga 500,000 € në 1 milion € – ose do ta heqë plotësisht atë.

Megjithatë, për gjithë këtë, ka pak prova se vizat e arta janë më të vështira për t’u marrë.

“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim të rëndësishëm, në vështirësinë e marrjes së një vize,” tha Patricia Casaburi, drejtore menaxhuese në konsulencën e emigracionit Global Citizen Solutions.

SHARE