TERZIQ: PËRMIRËSIM I LEHTË I GJENDJES SË PACIENTIT QË KA QENË NË RREZIK PËR JETËN, GJENDJA PACIENTËVE TË TJERË E QËNDRUESHME

Një nga tre pacientët që po trajtohen në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ) si pasojë e lëndimit nga të shtënat e tmerrshme në Cetinë është ende në rrezik për jetën, por me një përmirësim të lehtë në shëndetin e tij, tha Dr. Zoran Terziq në programin e mëngjesit të TVMZ. “Gjendja shëndetësore e pacientit i cili kishte lëndime të rënda në kokë, i cili ishte në rrezik për jetën, është ende në rrezik për jetën, por mëngjesin e sotëm me një përmirësim të lehtë në gjendjen e tij shëndetësore. Pacienti tjetër ka lëndim në mëlçi dhe organet e zgavrën e barkut, dhe ai është në gjendje stabile. Pacienti i tretë me lëndim në kokë, qafë dhe krahun e djathtë është gjithashtu në gjendje stabile,” tha Terziq. Më herët në mëngjesin e sotëm në TVMZ u raportua se pacientët që kanë mbetur të lënduar nga të shtënat në Cetinë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm Danilo I, janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme shëndetësore.

SHARE