SHPALLET SI ANTIKUSHTETUES LIGJI PËR MOHIMIN E GJENOCIDIT I REPUBLIKËS SËRPSKA

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur antikushtetues Ligjin për moszbatimin e Vendimit të Përfaqësueses së Lartë në Republika Srpska i cili i referohet mohimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës. Kështu bëri të ditur Gjykata Kushtetuese të premten, më 15 korrik. Vendimi është marrë në bazë të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij ligji, e cila është dërguar nga shtatë delegatë në Këshillin e Popujve të Republika Sërpskas. Delegatët e paraqitën ankesën në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës Sërpska hodhi poshtë veton e Klubit Boshnjak në Këshillin e Popujve të RS-së për ligjin e miratuar në shtator të vitit të kaluar. Këshilli për Mbrojtjen e Interesit Vital Kombëtar pranë Gjykatës Kushtetuese të RS vlerësoi në atë kohë se ligji nuk cenonte interesin kombëtar të popullit boshnjak.

SHARE