GJELOSHAJ: SË SHPEJTI NË TUZ FABRIKA E ÇIPSIT, QENDRA TREGTARE DHE 200 VENDE TË REJA PUNE

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se pritet që deri në fund të vitit në Tuz të hapen 200 vende të reja të punës dhe plani është të hapet fabrika e çipsit dhe një qendër tregtare. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ tha se po punojnë në përmirësimin e infrastrukturës lokale. “Më në fund, është rënë dakord për procedurën e fabrikës për përpunimin e patateve dhe çipsit dhe ndërtimin e një qendre tregtare. Ne presim dokumentacionin e projektit në fillim të javës së ardhshme,” tha Gjeloshaj, duke shtuar se deri në 200 vende të reja pune në sektorin privat pritet nga fundi i vitit. Ai tha se Tuzi së shpejti, përveç epitetit të komunës më të re në Mal të Zi, duhet të marrë titullin e njërës prej komunave më të zhvilluara në vend. Me punë dhe përpjekje, siç tha ai, është e mundur të kapërcehet kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e virusit korona. Ai pret edhe shumë investime të tjera për të cilat është duke negociuar.

SHARE