Në ka ushqim që bashkon të gjitha vendet e Ballkanit, ai është byreku.
Secili prej këtyre vendeve, përfshirë këtu Shqipërinë, kanë receta të ngjashme e herë pas here të ndryshme të byrekut.
Format dhe mbushjet e byrekut janë të larmishme dhe varen nga preferencat e amvisave dhe familjes.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të përgatisni lehtë byrekun me mish viçi dhe patate.
Përbërësit:
- 1 kilogram miell shumë-përdorimësh.
- 1-2 lugë çaji kripë
- Vaj
- 1 kilogram mish viçi të grirë
- 4-6 patate të mëdha
- 2 qepë mesatare
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji piper
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Në fillim pastroni banakun e kuzhinës me napë të pastër dhe me pas lyejini duart me pak miell.
Në një enë plastike ose qelqi përzieni miellin me kripën dhe shtoni dy gota ujë të ngrohtë.
Punojeni brumin ngadalë dhe herë pas here shtoni pak ujë.
Brumi duhet punuar për 7-10 minuta ose deri sa të jetë elastik.
Nëse ai është i ngjitshëm shtoni pak miell, dhe nëse është i thatë shtoni pak ujë.
Më pas, brumin ndajeni në pesë copë dhe secilën prej tyre punojeni me duar duke i dhënë formën e topit.
Secilin prej tyre lyejeni me pak yndyrë dhe lëreni mënjanë për 30 minuta.
Ndërkohë, qëroni patatet (ziejini pak ) dhe prijini në kubikë të vegjël.
Grijeni qepën dhe shtoni mishin e grirë.
Shtoni më pas kripë, piper dhe dy lugë gjelle vaj.
Përziejini me duar dhe lërini mënjanë.
Hapini topthat e brumit duke i lyer me pak vaj dhe sigurohuni që petët të jenë të holla.
Më pas mbushini petët një e nga një duke i mbështjellë dhe duke krijuar rrathët e byrekut.
Byrekun gjarpëror vendoseni në tepsi të cilën duhet ta piqni në 250 gradë.
Sipas dëshirësh petët dhe byrekun mund ta shtroni edhe në formën e tij tradicionale duke hapur një nga një petat në gjithë tepsinë, pastaj mbushjen, shtroni një apo dy peta, pastaj sërish mbushjen dhe në vijim petat e tjera.
Ndërkohë që byreku piqet, vendoseni tenxheren e vogël në zjarr dhe hidhni një ose dy gota ujë dhe gjalpin.
Kur ai të jetë shkrirë, hidheni sipër byrekut pasi ai të jetë pjekur, mbulojeni atë me letër pjekjeje dhe servireni pasi të jetë ftohur.