ABAZOVIQ: INFLACION I KONTROLLUAR, RRITJE REKORD E PBB-së

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se inflacioni ka rënë ndjeshëm në periudhën shkurt-prill.

Sipas atij parametri, siç ka shkruar ai në Twitter, Mali i Zi renditet i dyti në Evropë.

“Rritja reale e PBB-së në tremujorin e parë, e cila përjashton inflacionin, ishte rekord prej 6.1%, që e vendos Malin e Zi në vendin e dytë në Evropë. Kjo tregon se kur përjashtojmë ndikimin e inflacionit në rritjen e PBB-së, ne ende shënojmë rezultate rekord në ekonomi,” theksoi Abazoviq.

Ai tha se prirjet e njëjta do të vazhdojnë edhe në tremujorin e dytë.  

SHARE