Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq u takua sot me ministrin e Jashtëm polak Zbignjev Rau, i cili po viziton Malin e Zi në cilësinë e kryetarit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njoftoi Qeveria e Malit të Zi. „Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) nuk duhet të ndalet, pavarësisht nga momenti kompleks gjeopolitik dhe i sigurisë,“ tha Rau. „Mali i Zi vazhdon me reformat dhe qeveria po jep rezultate të dukshme në atë rrugë. Ne ndajmë vlerat e OSBE-së për forcimin e mëtejshëm institucional, mbrojtjen dhe forcimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, tha Abazoviq dhe theksoi se bashkëpunimi i mirë ndërmjet Malit të Zi dhe OSBE-së konfirmohet përmes dialogut të rregullt dhe vizitave të nivelit të lartë.