Nuk shoh asnjë arsye pse mund të korrigjohet afati për zgjedhjet lokale. Për sa më përket mua, ato do të mbahen më 23 tetor, tha presidenti i Malit të Zi, MilLo Gjukanoviq, duke komentuar pretendimet se afati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale do të shtyhet sërish. “Vendimin për datën e zgjedhjeve lokale e kam marrë në bazë të ndryshimeve dy herë të votuara në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është një zgjidhje perfekte kushtetuese dhe juridike, por kam vendosur të respektoj atë që ka sjellë shumica e padiskutueshme parlamentare”, u tha GjukanoviQ gazetarëve. Sipas tij, ai nuk sheh arsye që mund të korrigjohet data e zgjedhjeve lokale. “Për sa më përket mua, ato do të mbahen më 23 tetor”, tha Gjukanoviq.