ABAZOVIQ: PAQJA NUK KA ÇMIM, NE JEMI KËTU PËR TË MBËSHTETUR UKRAINËN

Të gjithë vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. „Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve,“ tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq për RTMZ pas vizitës në qytetet ukrainase Borogjanka dhe Irpin, të cilat u prekën nga shkatërrimet e luftës. Abazoviq tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare. “Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura është shkatërrua, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht të gjitha dilemave dhe dyshimeve që kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha kryeministri për RTMZ. Kryeministri Abazoviq mbështeti fuqishëm Ukrainën në Kiev dhe njoftoi se Mali i Zi do ta ndihmojë atë vend në përputhje me aftësitë e tij. Zelenski falënderoi Malin e Zi për mbështetjen dhe tha se e kupton që Mali i Zi ka kapacitete të kufizuara, por siç tha ai, çdo ndihmë është e rëndësishme. Zelenski theksoi shpresën se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në NATO do të mbështesin luftën e popullit ukrainas dhe do ta ndihmojnë atë vend të mbrohet nga agresioni rus.

SHARE