MIRËNJOHËS BIDEN PËR FJALËT E TIJ MBËSHTETËSE

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq përmes rrjetit social Twitter theksoi se është mirënjohës për fjalët e mbështetjes që, siç deklaroi ai, iu drejtuan atij në periferi të samitit të NATO-s nga Presidenti i SHBA Joe Biden. Të rikujtojmë se Qeveria më parë njoftoi se Biden i tha Kryeministrit se ai ka mbështetje të fortë të SHBA në procesin e tranzicionit demokratik në Malin e Zi. Në lidhje me këtë, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se deklarata e Presidentit Amerikan Joe Biden se neni 5 i marrëveshjes themeluese të Aleancës së NATO-s është një detyrim botëror, është një mesazh i fortë i Presidentit Amerikan. “Kthimi i shkëlqyeshëm i miqve, partnerëve dhe aleatëve. Mesazhi i fortë i Presidentit Biden: Angazhimi i SHBA ndaj Nenit 5 është i fortë si shkëmb dhe i palëkundur. Është një detyrim i shenjtë,” shkroi Gjukanoviq në Twitter.

SHARE