ISHP: 24 RASTE TË REJA, ASNJË VDEKJE

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi, asnjë vdekje si pasojë e koronavirusit nuk është regjistruar në 24 orët e fundit. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit, përfunduan dje analizën dhe dorëzuan në Institut rezultatet për 1229 mostra në koronavirusin e ri, ku u diagnostikuan gjithsej 24 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Deri në orën 3 pasdite, u raportua shërimi i 29 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 406.

SHARE