ULQINI PREZANTON OFERTËN TURISTIKE NË PRISHTINË

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha, njoftoi të hënën në  Prishtinë se kanë bërë zbritje të çmimit të shërbimeve për sezonin turistik në Ulqin.

“Pas një periudhe 3 mujore, komuna e Ulqinit ka paraparë disa lehtësira, ka miratuar një pako ekonomike dhe për tatimin e patundshmërinë kemi bërë zbritje” tha Hoxha gjatë konferencës për prezantimin e ofertës verore të Ulqinit.

Ndërsa, Kryeatri i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kërkoi nga komuna e Ulqinit që të rritet eksporti i produkteve të Kosovës në tregun e Ulqinit në mënyrë që të zhvillohet ekonomia e Kosovës.

“Do të dëshironim të shohim sa me shumë produkte të Kosovës të gjenden edhe në tregun e Ulqinit që kjo do të e ndihmonte ekonominë tonë, ashtu si e rrisim ne ekonominë e Ulqinit me vizita turistike”, tha Rukiqi.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq tha që disa nga masat e parapara janë: lirimi i parkingut për 20%, ulja e tatimit për ata që kanë objekte në Ulqin,  dhe se i kanë rekomanduar bizneseve turistike që t’i japin zbritje turistëve nga Kosova dhe regjioni.

Por sipas tij kjo varet nga vullneti i atyre që merren më turizëm. Nrekiq tha se ekonomia e Ulqinit ka rënë si pasojë e pandemisë dhe se e gjithë ekonomia e kësaj komune varet nga turizmi.

Sipas Qazim Hoxhës, zëvendësministër i Ministrisë se Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në Malin e Zi rreth 120 mijë turistë mund të vizitojnë Ulqinin duke e respektuar distancën.

Agjensionet, hotelet janë duke përgaditur ofertë për këtë gjendje të pandemisë. Regjistrimi është shumë i rëndësishëm. 

SHARE