KE: PLANI I RRITJES SIGURON QASJE GRADUALE NË TREGUN UNIK

Foto: DAN

Komisioni Evropian (KE) ka proceduar sot pjesën kreditore të parambështetjes financiare për Malin e Zi, në kuadër të Planit të Rritjes.

Shuma prej 12.5 milionë eurosh është transferuar në Thesarin e Malit të Zi, është konfirmuar për TVMZ në Bruksel.  

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron një hartë rrugore për afrimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Gjithashtu siguron një qasje graduale në tregun unik, duke u mundësuar qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga disa përparësi të hershme të integrimit në BE,” u bë e ditur nga Komisioni Evropian.

Ata rikujtuan se Mali i Zi në korrik 2024 ka dorëzuar Komisionit agjendat e tij të reformave, të cilat përfshijnë edhe reforma në fushën e të drejtave të njeriut dhe reforma socio-ekonomike.

“Komisioni vlerësoi Agjendën e Reformave dhe konkludoi se ajo është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e Instrumentit. Agjenda e Reformave u miratua më 23 tetor 2024 përmes Vendimit të Komisionit për zbatimin, pas mendimit pozitiv të shteteve anëtare,” theksojnë në Bruksel.

Për të nisur reformat, Mali i Zi ka dorëzuar një kërkesë për pagesën e parambështetjes financiare deri në 7% të shumës totale të parashikuar nga ky program. Përpunimi i kontratave të huasë dhe kreditit është përfunduar tani: kontratat janë nënshkruar nga përfituesit dhe Komisioni dhe kanë hyrë në fuqi, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

SHARE