Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha se investimet nuk duhet t’i frikësojnë qytetarët, dhe se problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut.
Gjeloshaj këtë e tha në fjalën e tij hyrëse në konferencën e parë për zhvillimin e pasurive të paluajtshme RE:D (Zhvillimi i pasurive të paluajtshme).
Gjeloshaj shtoi se konferenca i bashkon aktorët kyç nga sektori i financave, ekonomisë dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, dhe se është e rëndësishme që përmes dialogut publik-privat të punohet për zhvillimin e tregut.
“Zhvillimi i pasurive të paluajtshme nuk do të thotë vetëm ndërtim, por edhe investime të qëndrueshme. Turizmi është një degë strategjike dhe gjenerues i vendeve të reja të punës, për të siguruar qëndrueshmërinë e tij, duhet ta zhvillojmë. Synojmë që Mali i Zi të mbetet një destinacion i dëshiruar 365 ditë në vit…”, tha ai.
Gjeloshaj shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje strategjike dhe se përmes dialogut dëshirojnë të dëgjojnë mendimet dhe qëndrimet.
Ai theksoi se konferenca ishte planifikuar muaj më parë dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe se të gjithë ata që vijnë në Mal të Zi duhet të marrin pjesë së bashku në krijimin e një ambienti ekonomik, si dhe se nuk duhet pasur frikë nga investimet.
“Të gjithë duhet të dërgojmë një mesazh dialogu dhe përmes tij të zgjidhim gjithçka që mund të jetë problematike, si dhe më në fund të dalim nga paragjykimet”, theksoi Gjeloshaj.