PËR SEZONIN DO TË NEVOJITEN PESË MIJË PUNËTORË TË HUAJ

Sipas vlerësimeve të Industrisë së Turizmit, për këtë sezon do të jetë e nevojshme të punësohen rreth pesë mijë punëtorë të huaj nga rajoni dhe destinacionet e largëta, për të cilat afati përfundimtar është mesi i majit, tha sekretarja e Bordit të Shoqatës së Turizmit dhe hotelerisë e Odës Ekonomike, Sanja Markoviq.

Ajo ka thënë për Pobjeda se në takimin e fundit me përfaqësues të Qeverisë kanë apeluar tek institucionet kompetente që biznesmenët të marrin përgjigje sa më shpejt për kërkesat tashmë të aplikuara për vizë D.

“Shumë shpejt do të kemi mundësinë të shohim efektet e këtyre bisedimeve”, tha Markoviq.

Ata presin që të mundësojnë regjistrimin e punëtorëve nga Nepali, India dhe destinacionet e largëta.

SHARE