AFATI PËR RREGULLIMIN E RESORTIT TË ADËS SË BUNËS ËSHTË ENDE SHUMË I SHKURTËR

Lidhur me shpalljen e Ndërmarrjes hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit” për shtyrjen e afatit për mbledhjen e ofertave deri më 5 qershor, theksojmë se ky është një hap në drejtimin e duhur, por edhe më se i mjaftueshëm, sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Adës së Bunës.  

“Në fakt, duke qenë se shpallja kërkon një plan të detajuar të resortit të ri turistik, një afat prej disa javësh për një detyrë kaq të vështirë është ende jashtëzakonisht i shkurtër për të marrë një zgjidhje cilësore niveli që meriton perla unike e Mesdheut si Ada e Bunës. Duke qenë se sezoni i ndërtimit në bregdetin malazez fillon vetëm më 1 tetor, nuk ka asnjë arsye racionale për një nxitim të tillë, përveç frikës së justifikuar të publikut se duan të zgjedhin një ofertues para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Ata theksojnë se afati tre mujor që propozuan do të jepte edhe kohë të mjaftueshme për dëgjimin e duhur publik që duhet të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të Adës së Bunës, në mënyrë që ofertuesit t’i përshtatin zgjidhjet e tyre me opinionin e publikut profesional.

“Ftojmë mediat dhe opinionin vendor që të vazhdojnë me reagimet ndaj vendimeve të NHT-së “Riviera e Ulqinit” në mënyrë që të krijohet një precedent pozitiv në këtë rast në të gjithë Malin e Zi për të gjitha çështjet e ardhshme të këtij lloji, në mënyrë që shpalljet jotransparente tani nga sytë e publikut mbeten një gjë e së kaluarës së errët. Vetëm kështu do të ruajmë atë që ka mbetur nga pasuritë e çmuara natyrore që nuk janë shkatërruar në dekadat e mëparshme”, thuhet në njoftim.

SHARE