JANË PËRMIRËSUAR KUSHTET PËR ARDHJEN E TURISTËVE NGA SHBA

Sistemi shëndetësor i Malit të Zi po kryen me sukses vaksinimin masiv kundër infeksionit Covid-19, parametrat epidemiologjikë tregojnë një prirje shumë të favorshme, kështu që perspektivat për sezonin turistik dhe ardhjen e turistëve nga Shtetet e Bashkuara janë përmirësuar ndjeshëm, u theksua gjatë një takimi midis Ministres të Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe Ambasadores të SHBA në Mal të Zi, Judy Rising Rajnke. Ministrja e informoi ambasadoren Rajnke për të gjitha detajet e statusit epidemiologjik në Mal të Zi, mënyrën e kryerjes së vaksinimit, si dhe kushtet që Mali i Zi ka siguruar për ardhjen e turistëve. Ambasadorja amerikane vlerësoi përpjekjet që po bëjnë autoritetet shëndetësore për të tejkaluar me sukses dhe me efikasitet epideminë, me një theks të veçantë në aktivitetet që janë në fokus për përgatitjen e sezonit të ardhshëm të verës. Gjatë takimit, theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve dhe ndihmën dhe mbështetjen që Ambasada Amerikane vazhdimisht i ofron sistemit të kujdesit shëndetësor malazez.

SHARE