GJELOSHAJ URON FESTËN E FITER BAJRAMIT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka uruar të gjithë besimtarët të konfesionit islam me rastin e Fitër Bajramit. Gjeloshaj në urimin e tij thekson: “Jemi deshmitarë se në tridhjetë ditët e kaluara të muajit te shenjtë të Ramazanit solidariteti, ndihma ndërnjerëzore dhe empatia ishin në nivel të lakmueshem. Këto janë mesazhet dhe mësimet të muajve dhe ditëve të shenjta siç është Ramazani, deri sa këto vlera pozitive u nevojiten shoqërisë sonë në vazhdimësi. Me deshirë që me shëndet të mirë dhe në harmoni, në rrethin e vet familjare, me miq dhe njerëz të dashur ti kaloni këto ditë të Bajramit, me sinqeritet ju uroj Bajram Sherif Mubarek Olsun! Gëzuar Bajramin!”

SHARE