GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E ITALISË SË MAL TË ZI, LUKE ZELIOLI

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot në takim, shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Italisë në Mal të Zi, Luke Zelioli. Nga komuna e Tuzit theksojnë se Gjeloshaj e ka njoftuar ambasadorin me mënyrën e funksionimit të Komunës, me investimet që janë bërë në këto dy vite qeverisje, si dhe për projektet që parashikohet të bëhen në të ardhmen. Po ashtu, në takim u diskutua mbi situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe për nevojën e respektimit të masave parandaluese. Ambasadori Zelioli e përgëzojë kryetarin Gjeloshaj për mënyrën e organizimit të Komunës si dhe shprehu gatishmëri bashkëpunimi në fushën e ekonomisë (me qëllim promovimin e investimeve potenciale) dhe kulturës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.

SHARE