​SHQIPËRIA MERR PRESIDENCËN E NISMËS ADRIATIKO-JONIANE

Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit të dytë online të këtij forumi, theksoi se Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë. Sipas saj, investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. Drejtimi i kësaj nisme nga Shqipëria, vjen pas presidencës së suksesshme të Shqipërisë të OSBE gjatë vitit 2020 dhe njëherësh edhe të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, për 6 muajt e parë të vitit 2021.

SHARE