RAMA: BRENDA MAJIT DO TA HAPIM KUFIRIN ME KOSOVËN

Teksa shpjegoi planin e rihapjes së vendit dhe rrezikut që ky proces ka për qytetarët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli dhe për hapjen e kufijve.

Rama tha në “Opinion” se në ditët në vijim qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësor me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësor me Greqinë dhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijmë, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme është turizmi të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik. Për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë, që janë në anën tjetër të kufirit,” theksoi Rama.

“Kërkesat janë të pafundme nga vendet që përmende, Hungaria, vendet nordike. Çështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim?! Janë qeveritë e tyre që thonë jemi gati t’i mbështesim turistët që të vijnë këtu pasi Shqipëria ka situatën më të mirë por pyetja është a duhet apo jo. Ne po synojmë një turizëm të brendshëm ose me korridore”, tha Rama.

SHARE