ASNJË RAST I RI ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) as sot nuk ka regjistruar ndonjë rast të ri të koronavirusit në Mal të Zi.

Aktualisht, katër persona po vuajnë nga Covid19.

“Që nga rezultatet e djeshme, laboratorët e ISHP kanë përfunduar analizën e 133 mostrave, mes të cilave nuk ka pasur raste të reja të infeksionit koronavirus”, u njoftua nga ai institucion.

Siç deklaruan ata, dy pacientë në Guci janë shëruar, kështu që numri i të shëruarve është 311, dhe aktualisht katër janë të sëmurë.

Situata sipas Komunave është:

Ulqin: 2

Guci: 1

Bijello Pole: 1

Që nga fillimi i epidemisë, nëntë persona kanë vdekur si rezultat i Covid19 në Mal të Zi.

Sekretari i Shtetit për Turizëm Damir Davidoviq tha se nga pakujdesia vetëm një rast do të ishte i mjaftueshëm për të çuar në pasoja dramatike.

“Nëse do të jemi një destinacion “Corona Free” varet nga ne. Gjërat janë të thjeshta, rregullat janë të qarta, dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos i respektojmë,” tha Davidoviq.

Në konferencën e TKK, ai njoftoi masat dhe rekomandimet e TKK duhet t’u përmbahen drejtuesit e restoranteve dhe bareve.

Siç tha ai, inspektorët kontrollojnë në të gjitha qytetet nëse respektohen rekomandimet dhe masat.

Doktoresha Sanja Medenica tha se shpreson që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat.

“Megjithatë, nëse kjo nuk do të ndodh, ne mund të bëjmë dy hapa mbrapa,” tha ajo.

Medenica tha se fundi i epidemisë mund të deklarohet vetëm 28 ditë pas rastit të fundit të regjistruar.

“Tani për tani, ne nuk mund të flasim për fundin e epidemisë,” theksoi Medenica.

SHARE