DITË PUSHIMI PËR FESTËN E PASHKËVE 18, 20 DHE 21 PRILL

Foto: Shutterstock

Me rastin e festës së ardhshme fetare të Pashkëve, punonjësit e besimit katolik dhe ortodoks kanë të drejtë të marrin leje me pagesë për kremtimin e festës fetare më 18 dhe 20 dhe 21 prill.

“Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 56/93, 27/94 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 73/10), besimtarët e besimeve katolike dhe ortodokse kanë të drejtën e pushimit të paguar për festat e Pashkëve, përkatësisht: e premte 18 prill, e diel 20 prill dhe e hënë 21 prill,” thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.

“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguara që në ditë festash të sigurojnë kryerjen e punëve, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin”, thuhet në njoftim.

SHARE