PËRMIRËSIMI I DIALOGUT SOCIAL ËSHTË NJË BAZË E MIRË PËR ZHVILLIMIN E MËTEJSHËM EKONOMIK

Qeveria ka vënë qytetarët në qendër të interesit të saj, ka mbështetur dialogun social dhe ka krijuar partneritete me punonjësit dhe punëdhënësit, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. Millatoviq tha sot në seancën e Këshillit Social, të cilin ai e drejtoi, se ka aktivitete të shumta që kanë çuar në përmirësimin e standardit të jetesës për të cilat mund të krenohen në atë departament. “Gjatë seancës u vlerësua se viti i kaluar ishte shumë sfidues, por se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, u ruajt dialogu social, i cili përfundimisht rezultoi në arritjen e synimeve të një rëndësie të përgjithshme shoqërore”, tha ministri.

SHARE