GJUKANOVIQ KRYESON NESËR SEANCËN E KËSHILLIT TË MBROJTJES

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të kryesojë seancën e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili është planifikuar për nesër, dhe do të mbahet në Vilën “Gorica” ​​në Podgoricë. “Do të diskutohet mbi situatën në Ushtrinë e Malit të Zi për vitin 2020 dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në forcat ndërkombëtare, misionet paqeruajtëse dhe aktivitete të tjera jashtë vendit në vitin 2020,” njoftoi Zyra e Presidentit të Malit të Zi. Sipas axhendës, rendi i ditës përfshin shqyrtimin e propozimit të vendimit për përfundimin e pjesëmarrjes së Ushtrisë së Malit të Zi në misionin Mbështetje të Vërtetë në Afganistan, miratimin e rregullave të angazhimit dhe kufizimet kombëtare gjatë pjesëmarrjes në misionet e NATO-s dhe misionet e Bashkimit Evropian të anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi, personelit dhe çështje të tjera brenda kompetencës së Këshillit.

SHARE