PALMER: PASON NDIHMË MË E MADHE PËR MALIN E ZI

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha se kompanitë amerikane po përfshihen gjithnjë e më shumë në ndihmën ndaj Malit të Zi.

Ne jemi të përkushtuar ndaj Malit të Zi si aleatë dhe kemi ndërmarrë hapa për ta mbështetur atë dhe do të pasojë më shumë mbështetje, tha Palmer.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës (VoA) për ndihmën e SHBA për rajonin në luftën kundër COVID-19, Palmer theksoi se Amerika po ofron ndihmë të konsiderueshme për Ballkanin.

Kur vjen puna për të ndihmuar Malin e Zi, ai thotë se ka një numër gjërash që janë duke u zhvilluar.

“Kompanitë amerikane janë gjithnjë e më shumë të përfshirë në ndihmën e Malit të Zi. E gjithë panorama se si Shtetet e Bashkuara i përgjigjen krizës duhet të merret parasysh këtu.

Qeveria po merr masa, kompanitë amerikane shpesh janë në pararojë të veprimit, dhe organizata private dhe bamirëse dhe individë janë të përfshirë.

Në të ardhmen, Shtetet e Bashkuara kërkojnë një mundësi për të bërë më shumë për të treguar mbështetje dhe solidaritet me Malin e Zi dhe për t’u bërë partner me autoritetet malazeze në luftën kundër këtij virusi,” tha Palmer.

Pavarësisht se disa masa të marra nga Mali i Zi për të parandaluar përhapjen e virusit janë më të mprehta se ato që janë ndërmarrë në SH.B.A., Palmer beson se secili vend do të krijojë kufijtë e vet dhe do të gjejë një ekuilibër të ndryshëm.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se kjo është një sfidë globale dhe se “virusi nuk respekton kufijtë”.

Ai gjithashtu tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kishin ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

“Vendet e rajonit kanë qenë shumë bujare, duke lejuar amerikanët të kthehen nga vendet e tyre në SH.B.A., shpesh pa ndonjë kosto. Serbia e ka bërë atë, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ne jemi mirënjohës për partneritetin dhe duke tregim të solidaritetit,” shtoi ai.

SHARE