288 TË INFEKTUAR NË MAL TË ZI

Sipas informacioneve të fundit, në Mal të Zi që nga mëngjesi nuk është regjistruar asnjë rast i ri i virusit të koronës, kështu që numri i personave të infektuar është 288. Janë analizuar gjithsej 103 mostra, tha epidemiologu Senad Begiq. Begiq tha se vetëm një i porsaardhur mund të përbëjë problem të madh. Numri i përgjithshëm i mostrave të testuar dhe numri i përgjithshëm i mostrave të marra që nga fillimi i shfaqjes me koronavirusin e ri arriti në 3874 teste, tha Begiq. Sot në mëngjes janë shënuar 5 raste të reja me koronavirus. “Fjala është për tre pacientë nga Ulqini, dhe nga një në Podgoricë dhe në Plavë. Përveç pacientit nga Plava i cili është i shtruar në spitalin e Beranës, të gjithë të tjerët kanë qenë në kontakt me pacientet e prekur më parë”, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Në Podgoricë është numri më i madh i të prekurve, andaj në kryeqytet është edhe numri më i madh i të shëruarve – 14 pacient. Edhe në Tuz numri është dyshifror ku deri tani janë shëruar 12 të prekur, kurse në vendin e tret është Tivari me 7 të shëruar. Në Herceg Novi, në Ulqin, Budvë dhe Andrijevicë janë regjistruar nga tre të shëruar, kurse në Tivat një.

SHARE