KOSOVË, NUK RRITET PAGA MINIMALE / SINDIKATAT NUK PRANOJNË PROPOZIMIN E QEVERISË PËR 264 EURO

Këshilli Ekonomik Social dështoi të miratojë propozimet e nxjerra nga diskutimet me sindikatat. Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, propozim ky që në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social nuk mori votat e mjaftueshme. Sindikatat përfaqësuese nuk e votuan propozimin e qeverisë meqë para vetës kishin edhe një opsion tjetër. Të dy këto propozime nuk morën votat e mjaftueshme, duke bërë kështu që të mos ketë vendim për rritjen e pagës minimale. Ndërkohë që nga sindikata e punëtorëve të sektorit privat, këtë mosmarrëveshje e shohin si shtysë për largimin e punëtorëve nga vendi. Në mungesë të një vendimi punëtorët e sektorit privat në Kosovë do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.

SHARE