INSTITUTI: 106 RASTE, 2 TË VDEKUR

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa janë regjistruar 106 raste të reja pozitive me infeksion, në 1,592 mostra të përpunuara, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Deri në orën 15:00, është raportuar shërimi i 110 pacientëve me Covid. Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 667, sipas ISHP.

SHARE