INFLACIONI NË SHKURT 1.5 PËR QIND

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit në muajin shkurt, ishin mesatarisht më shumë se 1.5 për qind, krahasuar me muajin janar, sipas të dhënave të Monstat.Çmimet e konsumit në shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ishin mesatarisht 6.7 për qind.“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve të karburanteve dhe lubrifikantëve për mjetet motorike, perimet, qumështin, djathin dhe vezët, mishin, frutat, bukën dhe drithërat, lëndët djegëse të ngurta, pajisjet e tjera, artikujt dhe produktet e kujdesit personal. “thanë nga Monstat.

SHARE