Dje në Nikshiq janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku garuan 4 koalicione dhe 2 parti politike. Në 138 qendra votimi të dielën, 58,833 votues kanë pasur të drejtën e votës, për të vendosur për zgjedhjen e 41 anëtarëve të kuvendit komunal. Deri në orën 20.00 votuan mbi 80 % të votuesve dhe sipas vëzhgueseve nuk ka pasur ndonjë parregullsi të theksuar. Bazuar në 100 përqind të votave të numëruara të elektoratit, CEMI njoftoi se “Ekipi evropian për Nikshiqin” – fitoi 18 mandate, Koalicioni “Për të Ardhmen e Nikshiqit”, në të njëjtën bazë, ka fituar 11 mandate, “Paqja është kombi ynë” – 10 mandate, ndërsa “E zeza mbi të bardhë” – 1 mandat. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Popullore e Miodrag Daka Davidoviqgjithashtu ka fituar një mandat. Sipas CEMI-it,Partia Social Demokrate nuk e kaloi cenzusin për të hyrë në parlamentin lokal.