PURISHIQ: BASHKËPUNIM I RËNDËSISHËM ME FONDIN E PUNËS DHE AGJENCINË PËR ZGJIDHJEN PAQËSORE TË KONTESTEVE TË PUNËS

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të MZ, Fondit të Punës dhe Agjencisë për Zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës është shumë e rëndësishme, u vlerësua gjatë takimit të ministrit  të këtij resori Kemal Purishiq dhe drejtorët e  këtyre institucioneve, Kemal Gjeçeviq dhe Zdenka Burzan.

Siç kumtuan nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të MZ, Purishiq diskutoi me drejtorët për çështjet nga fushëveprimi dhe kompetencat e Fondit të Punës dhe Punësimit, mbi ecurinë e vitit të kaluar, rezultatet e arritura dhe planet e ardhshme.

“Purishiq takimin me drejtorët Gjeçeviq dhe Burzan e vlerësoi si takim shumë të rëndësishëm , i cili gjithashtu shfrytëzoi rastin të theksojë bashkëpunimin e mirë me këto institucione, i cili ndër të tjera reflektohet edhe në punën shumë mujore për hartimin e Ligjit të ri për Fondin e Punës, në të cilin janë përfshi edhe partneret e tjerë socialë, në të cilin është arrit një shkallë e lartë e marrëveshjeve midis të gjithë anëtarëve të grupit të punës “, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, kumtuan nga kjo Ministri është planifikuar edhe miratimi i Ligjit të ri për Zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës, si dhe Rregullorja për procedurën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve paqësore të punës.

SHARE