GJELOSHAJ: NE DO TË JEMI GJITHMONË PRANË STUDENTËVE TË DALLUAR SEPSE ATA JANË E ARDHMJA E VENDIT

Sot, në sallën e kuvendit të komunës së Tuzit, është bërë ndarja e bursave në nivel vjetor për studentët më të mirë të përzgjedhur nga Komisioni për Ndarjen e Bursave për vitin akademik 2022/2023. Komuna e Tuzit ka vendosur që këtë vit të rrisë numrin e studentëve, përfitues të bursës nga 30 në 50 studentë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në fjalën e tij drejtuar studentëve, tha se komuna e Tuzit do të jetë përherë përkrah studentëve të dalluar, sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi dhe një ditë disa nga ata do jenë edhe udhëheqës të këtij institucioni.

SHARE