ZGJEDHJET NË KOSOVË / FITON VETËVENDOSJE! MERR 48,17% APO 374 MIJË E 913 VOTA

Dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku 99 përqind e vendvotimeve janë numëruar dhe rezultatet e nxjerrin bindshëm të parën Lëvizjen Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti. Kjo parti ka marrë 48,17 përqind apo 375 mijë vota, pa llogaritur votat me kusht dhe ato me postë. Ndryshe nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, LDK-ja nga pozita e dytë ka rënë në të tretën, ndërsa PDK-ja nga e treta është ngritur në të dytën. Por që të dyja janë larg VV-së. PDK-ja ka arritur të marrë 17 përqind, ndërsa LDK-ja 13 përqind. Partia e katërt ka dalë AAK-ja e Ramush Haradinajt, me afër 7.5 për qind. Me të dalë rezultatet e para, partitë kanë filluar deklarimet lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhore. Në anën tjetër, mërgimtarë e qytetarë nga të gjitha komunat e vendit festuan rrugëve të kryeqytetit deri pas mesnate.

SHARE