QEVERIA E MZ, MIRATOI PROJEKTLIGJIN PËR PROTOKOLLIN E ANËTARËSIMIT TË MAQEDONISË VERIORE NË NATO

Qeveria e Malit të Zi , miratoi sot Projektligjin për konfirmimin e Protokollit anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ia dërgoi Parlamentit për miratim me procedurë urgjente.

Qeveria e MZ, e vendosi këtë në seancën e parë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. “Ky është një moment i rëndësishëm. Me kënaqësi njoftojmë dëshirën që vendi ynë miqësor të përfundojë procesin e anëtarësimit sa më parë dhe të bëhet shteti i  30 si  anëtare e NATO-s”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në rrjetin social Twitter të Qeverisë së MZ.

Anëtarët e NATO-s nënshkruan më 6 shkurt, në Bruksel, protokollin mbi pranimin e Maqedonisë në këtë Aleancë.

SHARE