POLONIA: DO TË PËRDORIM PRESIDENCËN E BE-së PËR TË AVANCUAR ANËTARËSIMIN E UKRAINËS

Foto: president.gov.ua

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, është zotuar të përdorë presidencën e Varshavës me Bashkimin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Ne do të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit për Ukrainën”, u shpreh Tusk.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai priste që SHBA do të vazhdonte të forconte pozicionin e Ukrainës pas inaugurimit të Donald Trump javën e ardhshme.

Udhëheqësi ukrainas përsëriti kërkesën mbështetje për ushtrinë ukrainase ndaj agresionit rus.

SHARE