Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në dy cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për dy cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.46 euro dhe 1.5 euro.
Edhe çmimi i Eurodieselit do të jetë më i ulët për dy cent dhe do të kushtojë 1.41 euro.
Nafta për ngrohje do të lirohet me një cent në 1.39 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 3 janar, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me një deri në dy cent.
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 29 janar dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 30 janari.