NË MAL TË ZI JANË REGJISTRUAR 368 PERSONA ME KOLLË TË MIRË, 14 FOSHNJA

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi ka regjistruar 368 raste të kollës së mirë nga fillimi i nëntorit deri në ditën e djeshme.

Shumica e rasteve të regjistruara janë fëmijë nga mosha 6 deri në 15 vjeç, ndërsa 14 foshnja nën moshën 1 vjeçare janë identifikuar me kollë.

“Në 302 pacientë, sëmundja është konfirmuar me mjete laboratorike (PCR ose analiza serologjike), ndërsa në 66 persona është raportuar në bazë të shfaqjes së simptomave karakteristike të sëmundjes pas kontaktit të ngushtë me një të sëmurë”, njofton ISHP.

Ndër rastet e regjistruara, përqindja më e madhe e pacientëve është në grupmoshën 11-15 vjeç (162 persona).

Numri më i madh i rasteve është zbuluar në Podgoricë (254) dhe Danillovgrad (30), pastaj në Berane (14), Tivar (11), Budva (10), Cetinë (10), Herceg Novi (9), Kotorr (6), Nikshiq (6), Zetë (6), Tivat (4), Andrijevicë (2), Bijello Poje (2), dhe nga (1) rast në Mojkovc, Petnicë, Plevle dhe Ulqin.

Vaksinimi kundër kollës së mirë, si dhe kundër të gjitha sëmundjeve të tjera që janë në kalendarin e rregullt (fruthi, virusi human papilloma etj.) kryhet vazhdimisht në orare të rregullta gjatë ditëve të javës pranë mjekëve të përzgjedhur për fëmijë.

SHARE