PARALAJMËRIM: NË DITËT NË VIJIM PRITEN RESHJE TË DENDURA SHIU DHE ERËRA TË FORTA JUGORE

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji për shkak të situatës së rëndësishme meteorologjike të pritur dhe pasojave të mundshme, lëshon paralajmërim-informacion të jashtëzakonshëm meteorologjik lidhur me reshjet e dendura dhe erën e fortë jugore me stuhi, njoftoi meteorologu Branko Micev. Siç thuhet, për periudhën nga e hëna deri të shtunën (16-21 janar 2023), pritet ndikimi i një sërë ciklonesh në territorin e Malit të Zi. “Kjo situatë e rëndësishme meteorologjike e pritur në territorin e Malit të Zi do të rezultojë me reshje të bollshme shiu. Në rajonet qendrore dhe jugore priten reshje veçanërisht të bollshme, ndërsa në veri dhe verilindje priten reshje të dendura për atë pjesë të Malit të Zi. Të martën dhe të mërkurën priten reshje të mëdha shiu dhe erëra shumë të forta jugore me stuhi. Në zonat malore do të alternohen reshjet e shiut dhe borës, rreth datave 20-21 janar pritet ftohje e ndjeshme dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Në jug, vende-vende dhe në rajonet qendrore janë të mundshme edhe fatkeqësi afatshkurtra me stuhi”, thuhet në njoftim.

SHARE