VON DER LEYEN: MOMENT I RI PËR KTHIMIN E MALIT TË ZI NË RRUGËN E ANËTARËSIMIT NË BE

Në Mal të Zi ka një vrull të ri me Qeverinë e re për t’u kthyer në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Von der Leyen tha në konferencën për shtyp pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor se negociatat e zgjerimit janë një mënyrë për të afruar Ballkanin Perëndimor, por një komponent tjetër është ekonomia, transmeton Pobjeda.

Në Samit u prezantua plani i ri i rritjes së KE-së, me vlerësimin se Ballkani Perëndimor ka shumë potencial të pashfrytëzuar në fushën e ekonomisë.

“Plani i ri do të thotë që ne po hapim sektorë në Ballkanin Perëndimor dhe ne po i kërkojmë këtij rajoni të hapë tregjet e tij dhe atë për fqinjët e tij, në mënyrë që të arrihet një treg i përbashkët që mund të rrisë PBB-në e rajonit me 10 për qind,“ tha Von der Leyen.

Ajo tha se elementi i tretë është që Ballkani Perëndimor të hyjë në tregun e përbashkët, ndërsa i katërti janë investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, të cilat mund të dyfishojnë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në një dekadë.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se në Samit është biseduar për dëshirën për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të Unionit, si dhe për atë që duhet bërë në drejtim të reformave për të arritur këtë dhe për të përgatitur për zgjerim.

SHARE