KUVENDI NESËR PËR PROPOZIMIN QË RADOVIQ TË JETË GUVERNATORE E BANKËS QENDRORE TË MALIT TË ZI

Kuvendi nesër duhet të shqyrtojë propozimin për emërimin e drejtoreshës aktuale ekzekutive të Fondit për Investime dhe Zhvillim (IRF), Irena Radoviq, si guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Propozimin për emërimin e Radoviqit në pozitën udhëheqëse të Bankës Qendrore të Malit të Zi e ka paraqitur presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Më herët, kur ka shpjeguar propozimin, Millatoviq ka thënë se Radoviq ka më shumë se 20 vjet përvojë profesionale, çmime të shumta dhe se ajo është kandidatja e parë femër për atë pozitë.

“Jam i bindur se emërimi i saj do të kontribuojë ndjeshëm në Bankën Qendrore dhe rolin e saj në sektorin ekonomik të Malit të Zi. Pres që ajo të punojë në mënyrë efikase për të realizuar qëllimet e Bankës Qendrore dhe për të ruajtur sistemin financiar,” tha Millatoviq.

Ai shtoi se pret që Radoviqi të promovojë dhe mbrojë pavarësinë e Bankës Qendrore të Malit të Zi nga të gjitha ndikimet, duke përfshirë edhe propozimin e zëvendës-guvernatorit.

Vite më parë, Radoje Zhugiq ishte kreu i Bankës Qendrore të Malit të Zi.

SHARE