SHPËRTHIMET GODASIN QENDRËN E KIEVIT

Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, në orët e para të 14 dhjetorit, tha kryebashkiaku i qytetit. Vitali Klitscho tha se shpërthimet janë regjistruar në qarkun Shevçenkivski dhe shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë funksionalizuar. Vetë presidenti Volodimir Zelenski, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin mundur të rrëzonin të gjithë dronët e prodhimit iranian. Terroristët nisën këtë mëngjes 13 dronë shaheed mbi Kiev. Sipas informacioneve që kemi, të 13 ata u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ju Lumtë, jam krenar për ju Shpërthimet e fuqishme, sipas BBC, u dëgjuan pak pas sirenave paralajmëruese për sulme ajrore në kryeqytet. Që nga tetori, Rusia vazhdimisht ka vendosur në shënjestër infrastrukturën e energjisë ukrainase. Autoritetet ushtarake në qytetin e Kievit thanë se fragmente të një droni kanë goditur dy ndërtesa administrative që gjenden në qendër të qytetit. Ukraina e ka akuzuar Iranin se po e furnizon Rusinë me dronë “kamikazë” që janë përdorur fillimisht në sulmet vdekjeprurëse të 17 tetorit. Por, Teherani fillimisht kishte mohuar këto akuza. Më vonë, Irani pranoi se i ka dërguar Moskës një numër të kufizuar të dronëve “shumë muaj” para se të niste lufta më 24 shkurt.

SHARE