NË AEROPORTIN E VJETËR U HAP SHTËPIA PËR TË MOSHUARIT

Sot në Podgoricë është hapur Shtëpia e të Moshuarve, me një kapacitet prej 274 përdoruesish, me vlerë 12 milionë euro.

Fillimi i punës së Shtëpisë u zyrtarizua me prerjen e shiritit nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviq dhe kryetari i Komunës së Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq.

Ministri Adroviq i përshëndeti të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë që ka pasur mundësinë që së bashku me kryetarin e Komunës së Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq, të hapë një objekt kaq të rëndësishëm siç është Shtëpia e të Moshuarve “Podgorica”. Ai tha se kujdesi për të moshuarit është prioritet, se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke i përmirësuar vazhdimisht standardet dhe kapacitetet për përkujdesjen ndaj bashkëqytetarëve tanë të moshuar përmes aktiviteteve të saj.

Kryetari i Komunës së Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq, tha se ky është investimi më i vlefshëm në fushën e mbrojtjes sociale në historinë e Malit të Zi dhe se kjo është një ditë e madhe për qytetin dhe vendin tonë.

Të pranishmit në emër të kolektivit të Shtëpisë së të Moshuarve “Podgorica” i përshëndeti drejtoresha e Shtëpisë, Jelena Shofranac dhe u uroi mirëseardhjen në institucion. Ajo tha se pas një pritjeje të gjatë dhe sfidave të shumta, mund të thuhet se Shtëpia është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme dhe është gati për të pritur qiramarrësit e parë.

SHARE