REGJISTROHEN 6 VIKTIMA TË TJERA, MË I RIU 15-VJEÇAR

Në 24 orët e fundit, gjashtë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit në Mal të Zi, dhe janë regjistruar 210 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Ndërviktimat, më i riu ishte 15 vjeçar. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 178 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,821.

SHARE