ABAZOVIQ VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E TUZIT

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit z. Nik Gjeloshaj, bashkë me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, priten në takim, Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Jakov Millatoviq. Kryetari i Komunës z. Nik Gjeloshaj, uroi zëvendëskryeministrin Abazoviq për postin e ri si dhe ministrat Millatoviq dhe Spajiq, duke Ju uruar sukses në punët e tyre, duke treguar dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim ndër institucional. Ndërsa, Z. Abazoviq, vlerësoi këtë takim si tejet të rëndësishëm, ku theksoi se kjo ishte edhe vizita e parë zyrtare e tij në postin e Zëvendëskryeministrit. “Menaxhimi dhe funksionimi i Komunës së Tuzit, si komunës më të re në Mal të Zi, është për çdo lëvdatë”, – tha mes të tjerave Abazoviq, gjatë bisedës ku u dakordësuan projekte të rëndësishme të cilat do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.

SHARE