RUSIA SULMON GJATË NATËS UKRAINËN, KATËR TË VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR

Rusia nisi të premten në mëngjes sulme ajrore në shkallë të gjerë ndaj kryeqytetit ukrainas. Në të gjithë qytetin janë dëmtuar ndërtesa banimi. Të paktën katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte objektiv sulmesh të fuqishme ajroreruse në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se prej godijeve vdiqën katër vetë dhe u plagosën disa të tjerë.

Dëmtime ndërtesash pati “pothuajse në çdo lagje”.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitshko, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin përpjekur për të zmbrapsur “sulmin masiv të armikut”, por megjithatë “pjesë të rrjetit të ngrohjes u dëmtuan”. Ai paralajmëroi se mund të ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë.

“Rusët po godasin ndërtesa banimi”, tha Tymur Tkashenko, drejtues i administratës ushtarake të qytetit. “Në të gjithë Kievin ka shumë ndërtesa shumëkatëshe të dëmtuara, pothuajse në çdo lagje.”

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se edhe jashtë kryeqytetit prej sulmeve me dronë dhe raketa u plagos një person dhe u shkaktuan zjarre në disa vende. Një burrë 55-vjeçar në qytetin Bila Tserkva pësoi djegie dhe u shtrua në spital.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia po sulmon me dronë dhe bomba të telekomanuara edhe disa rajone të tjera të vendit. 

SHARE