MALI I ZI SYNON ANËTARËSIMIN NË BE BRENDA DY VITEVE, POR RATIFIKIMI MBETET SFIDË

Foto: Vijesti

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Marjan Sharec, tha se Mali i Zi duhet të përfundojë sa më shpejt negociatat me BE-në, në mënyrë që të nisë faza e ratifikimit në vendet anëtare, proces që, sipas tij, do të jetë i vështirë për shkak të disa shteteve që kanë rezerva ndaj zgjerimit.

Ai theksoi se idetë për anëtarësim jo të plotë nuk vijnë nga institucionet evropiane, dhe se progresi i Malit të Zi është i dukshëm dhe nuk duhet të ndikohet nga provokime apo ngjarje të izoluara.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, u shpreh se Mali i Zi mund të jetë gati për anëtarësim brenda dy viteve dhe se rezultatet nga Brukseli janë fryt i punës së gjithë shoqërisë.

Ai tha se vendi nuk do të përballet me status të pjesshëm, se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj BE-së dhe se pritet rikthimi i shpejtë i regjimit pa viza me Turqinë.

Ibrahimoviq theksoi se marrëdhëniet me Kroacinë po përparojnë dhe paralajmëroi hapjen e ambasadave të reja në disa shtete të BE-së.

SHARE