Ligji për Sigurinë në Komunikacionin rrugor parashikon që nga data 15 nëntor deri më 1 prill, të gjitha automjetet që marrin pjesë në komunikacion gjatë kohës dimërore (reshje bore ose akull në rrugë) duhet të kenë goma për përdorim dimëror në të gjitha rrotat, njofton Drejtoria e Policisë.
Sipas tyre, në ditët në vijim, deri në ndryshimin e kushteve të motit, policia do të ndërmarrë aktivitete parandaluese për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për detyrimin për posedim dhe përdorim të pajisjeve dimërore.
“I bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i përgatisin automjetet e tyre për vozitje në kushte dimërore dhe në këtë mënyrë, përveç detyrimit për respektimin e ligjit, të kontribuojnë për sigurinë e tyre si dhe të bashkëudhëtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik,“ theksojnë në njoftim.
Ata rikujtojnë se katër milimetra është thellësia minimale e modelit të gomave të përdorura në këtë periudhë.