Mali i Zi është partner i pakompromis i shteteve anëtare të BE-së, që nga fillimi i negociatave për anëtarësim, pa përjashtim në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, tha ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) Filip Ivanoviq.
Ai shtoi se Mali i Zi është në të njëjtën kohë aleat i përgjegjshëm në NATO, fqinj konstruktiv dhe partner rajonal.
Ai shprehu kënaqësinë për mundësinë për të shkëmbyer mendime me ministrat e jashtëm të BE-së për çështjet më urgjente që kanë të bëjnë me të ardhmen e Bashkimit Evropian, si dhe pozicionin dhe të ardhmen evropiane të Malit të Zi dhe rajonit, në kuadër të dialogut të intensifikuar.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve evropianë për një politikë të besueshme dhe të qëndrueshme të zgjerimit.
“Mali i Zi mirëpret paketën e zgjerimit të miratuar së fundmi nga Komisioni Evropian, i cili do t’i shërbejë qeverisë së re si një plan për zbatimin e reformave lidhur me pranimin në BE në vitin e ardhshëm,” tha Ivanoviq.
Në këtë drejtim, ai përcolli mesazhin se Mali i Zi mbetet i përkushtuar për partneritet me vendet anëtare të BE-së, duke vlerësuar se në kuadrin e konflikteve aktuale në nivel global, “më e qartë se kurrë se bashkimi i kontinentit evropian bazuar në vlerat themelore të Bashkimit është garancia e vetme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin tonë të qëndrueshëm”.