NESËR DO TË MBAHET SEANCA E KOMISIONIT ZGJEDHOR TË KRYEQYTETIT

Seanca e Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit do të mbahet nesër, ku në rend dite është shqyrtimi i ankesave. Seanca fillon në orën 14.00. Siç është paralajmëruar, në rend dite të seancës është shqyrtimi i ankesave të Zoran Musturit, Bllagota Krkejiqit dhe Luka Krgoviqit, të gjitha nga 4 nëntori 2022. Siç thuhet në ftesën drejtuar anëtarëve të komisionit, seanca e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit të kryeqytetit, është caktuar në zbatim të udhëzimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 11 nëntori. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me kërkesë të Lëvizjes Evropa Tani, vlerësoi se Vukçeviqi me insistimin e shumicës së anëtarëve është i obliguar të caktojë seancën e komisionit zgjedhor të Podgoricës. KSHZ-ja, megjithatë, konfirmoi qëndrimin e Vukçeviqit se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podgoricë nuk mund të shpallen derisa Gjykata Kushtetuese të japë mendimin e saj për ankesat e paraqitura.

SHARE